Tmerri i kombinatit. Dalin fakte të reja mbi ngjarjen
 
Shperndaje
ikub#: 2007090099
Tmerri i kombinatit. Dalin fakte të reja mbi ngjarjen Më 2 korrik, kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga lajmi i vdekjes së nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi.
Siç dihet, nga tragjedia, sot është gjallë vetëm Blerta, e cila arriti të shpëtohet nga forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, thuajse në prag të vdekjes.
Nga të dhënat e deritanishme, gratë dyshohet se i përkisnin një sekti fetar dhe pikërisht për këtë hedh dritë një intervistë e xhaxhait të vajzave, Sotir Kristollari. 
Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, Kristollari rrëfeu detaje të reja nga ngjarja. Ai zbuloi dy destinacione, “Selvia” dhe Pazari i Ri”, në të cilat sipas tij gjendet “mafia e sekteve fetare”. 
“Kjo është më keq se koronavirusi që po bie tani dhe po vdesin njerëzit, sepse është ideologji e dëmshme për rininë. Drogat dhe sektet fetare janë shumë të rrezikshme për rininë tonë, për të ardhmen e vendit. Sekti i tyre është i përzier fillon me Protestantët dhe përfundon tek Selvia”, u shpreh Kristollari.
Ndërkohë detaje të tjera tronditëse, dha në studio dhe gazetarja Juli Ristani. Sipas saj, burime nga policia dhe spitali i kanë thënë se Blerta është gjetur tepër e dobët, aq sa i dukeshin edhe brinjët. Ndërsa shtoi se mjekët po ruajnë të gjithë anonimatin e pacientes dhe deri në këto momente nuk kanë lejuar të bashkëpunojë me policinë.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANISA JOSIFI KOMBINATI TMERRI TRAGJEDIA ZHANETA JOSIFI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved