Vaksina kundër Covid-19. Anthony Fauci optimist
 
Shperndaje
ikub#: 2007090043
Vaksina kundër Covid-19. Anthony Fauci optimist Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci është deklaruar optimist "i kujdesshëm" për mundësinë e zhvillimit të një vaksine për COVID-19 deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Fauci, Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, deklaroi se epidemia e koronavirusi ka të ngjarë të vazhdojë të shfaqet, dhe eksperienca e krijuar do të na shërbejë për të ardhmen.
Sipas tij, "Bashkëpunimi dhe transparenca janë thelbësore nëse duam të kontrollojmë sulme nga sëmundje virale që përhapen me shpejtësi dhe shkaktojnë vdekshmëri të lartë".
Duke folur për përpjekjet për përgatitjen e një vaksinë, Fauci tha:
"Kemi përshtatur një qasje të re strategjike dhe aktualisht ka më shumë se një kandidat për tu studiuar mënyrë të harmonizuar, duke përdorur në mënyrë të ndërthurur të dhëna dhe parametra imunologjikë të dala nga studime të ndryshme".
Deri tani ekzistojnë disa kandidatë, të cilët kanë kaluar provën klinike dhe disa kanë fituar statusin e fazës 1/2, tha Fauci, duke shtuar se ka prova që ato do të kalojnë edhe fazën e tretë diku në fund të korrikut, të tjerët do të pasojnë në muajt gusht, shtator dhe tetor.
Faza e parë duket e mirë, dhe rezultatet do të analizohen në fund të korrikut". Edhe pse nuk mund të parashikohet me siguri, një vaksinë do të jetë e sigurt dhe efektive.
"Të dhënat e fundit na kanë dhënë një optimizëm të kujdesshëm se do të kemi një vaksine me njëfarë shkalle efikasiteti deri në fund të vitit, ose fillimin e vitit 2021", tha ai.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANTHONY FAUCI COVID-19 OPTIMIST VAKSINA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved