Parashikimi i motit për sot, 10 Korrik 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2007100002
Parashikimi i motit për sot, 10 Korrik 2020 Ofruar nga ikub.al
Edhe gjatë ditës së sotme, situata sinoptike mbi vendin tonë parashikohet të jetë pa ndryshime. Masat ajrore të ngrohta do të mbeten prezente, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese mbi thuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash të pakta, ku në orët e pasdites do të jenë më të dukshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja ekstremitetet, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 18°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 38°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të lehtë.
 
Shfleto artikuj te tjere per: PARASHIKIMI I MOTIT

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved