Itali. Buletini i datës 11 Korrik mbi Covid-19
 
Shperndaje
ikub#: 2007110035
Itali. Buletini i datës 11 Korrik mbi Covid-19 Në 24 orët e fundit, sipas buletinit të sotëm të Emergjencave Civile në Itali janë regjistruar 188 raste të reja dhe 7 vdekje me koronavirus.
Pas tre ditësh të rritje, kurba e epidemisë në Itali po ulet. Sot janë regjistruar 188 raste të reja, kundër 276 të regjistruara dje. Lombardia ka regjistruar + 67 raste ndaj +135 të regjistruar dje, por me 4 mijë tamponë më pak. 
Emilia Romagna ka regjistruar 47 raste të reja, e ndjekur nga Lazio me 19 dhe Veneto me 10. Të gjitha rajonet e tjera regjistruan më pak se 10 raste. 
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 shkon në 242.827. 
Numri i vdekjeve gjithashtu ra, sot janë 7 (dje ishin 12), Lombardia (4), Piemonte (1), Toscana (1) dhe Liguria (1), duke e çuar në  34.945 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Janë 306 të shëruar ë 24 orët e fundit (dje 295), dhe  194.579 total që nga fillimi i pandemisë.
Numri të shtruarve në spital ra gjithashtu me 18 pacientë dhe aktualisht të shtruar ndodhen 826 individë ndërsa në njësitë e kujdesit ndodhen gjithsej 67.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved