Britani. Vaksina Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda një viti
 
Shperndaje
ikub#: 2007130013
Britani. Vaksina Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda një viti Një vaksinë anti Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda një viti nëse provat shkojnë mirë, ka deklaruar Profesor Robin Shattock, një nga shkencëtarët kryesorë të fushës në Mbretërinë e Bashkuar.
Profesor Shattock, i cili drejton një ekip që punon për të prodhuar vaksinën në Imperial College London, tha se sasi të mjaftueshme të vaksinës do të jenë në dispozicion për çdo person në Mbretërinë e Bashkuar, gjithmonë, nëse provat shkojnë mirë.
Efektiviteti i vaksinës varet nga niveli i imunitetit të nevojshëm për të parandaluar infeksionin, dhe kjo gjë që e bën të vështirë parashikimin e shanseve për sukses.
Duke folur në Sophie Ridge të Sky News, Profesori Shattock tha: Mund të parashikojmë se nëse gjithçka shkon mirë, do të kemi një përgjigje nëse funksionon, në fillim të vitit të ardhshëm. Ne kemi infrastrukturën për ta prodhuar vaksinë për gjithë Britaninë e Madhe.
Në gjysmën e parë të vitit që vjen ne do të kemi vaksinën për të gjithë Britaninë, deklaroi profesor Robin Shattock.
 
Shfleto artikuj te tjere per: BRITANI COVID-19 VAKSINA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved