Hong Kong. Frikë nga një valë e tretë e koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2007150099
Hong Kong. Frikë nga një valë e tretë e koronavirusit Hong Kongu ka raportuar sot dy vdekje të shkaktuara nga koronavirus çka ka detyruar autoritetet vendase ta përshkruajnë situatën si një valë të tretë të koronavirusit mbi qytetin madh.
Qendra botërore e financave, një nga vendet e para që u godit nga koronavirusi, pati një sukses mbresëlënës në trajtimin e sëmundjes, duke regjistruar që nga fillimi vetëm pak më shumë se 1.500 infeksione.
Por rajoni që tashmë është nën drejtimin e Kinës regjistroi këtë të mërkurë dy vdekje me koronavirus brenda 24 orëve, të cilat vijnë pas regjistrimit të një numri në rritje të rasteve të reja të koronavirusit në dy javët e fundit 
200 infeksione lokale të regjistruar në Hong Kong, kanë shtrënguar zyrtarët vendas të besojnë se  virusi po përhapet përsëri në qytetin me popullsi prej 7.5 milion.
Aktualisht Hong Kongu ka vendosur përsëri të aplikojë masa të ashpra për distancimin shoqëror, ka mbyllur shumë biznese dhe ka bërë të detyrueshme maskat në transportin publik.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FRIKA HONG KONG KORONAVIRUSI VALA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved