Buletini i datës 03 Gusht 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2008030101
Buletini i datës 03 Gusht 2020 Edhe sot, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.
Flutura Beqo. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Java që sapo lamë, paraqiti një shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.
Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.
Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.
Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. 
Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.031, që nga fillimi i epidemisë.
2.417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficiencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. 
Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.
COVID-19- Statistika 
Testime totale 42.657
Raste pozitive 5.620
Raste të shëruara 3.031
Raste Aktive 2.417
Humbje jete 172 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1.342
Durrës 302
Shkodër 218
Fier 96
Vlorë 93
Lezhë 84
Korçë 78
Kukës 69
Elbasan 54
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 24
 
Shfleto artikuj te tjere per: BULETINI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved