Najada Çomo: Frekuentoni sa më pak ambientet publike!
 
Shperndaje
ikub#: 2008040019
Najada Çomo: Frekuentoni sa më pak ambientet publike! Mjekja e njohur ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Jemi në verë dhe prej pesë muajsh, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete.
Kam një apel që këto 5 muaj pune intensive që nga dimri deri në verë janë lodhje, ndaj ju lutem respektoni masat e thëna që janë elementë shumë të pakët, si maska, distanca fizike dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike, ku mblidhen shumë njerëz se janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar nga COVID-19. 
Virusi “është midis jush, është dhe midis nesh”. Ne jemi për t’u shërbyer juve e ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj e për tu pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, tha doktoresha.
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: APELI KORONAVIRUSI NAJADA COMO

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved