Itali. Buletini i datës 10 Gusht 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2008100083
Itali. Buletini i datës 10 Gusht 2020 Thuajse përgjysmohet numri i rasteve të reja.
Katër vdekje dhe 259 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin fqinj, shumë më pak në krahasim me dje kur ishin 463 raste të reja.
Këto janë të dhënat e azhurnuara të buletinit të sotëm. 
150 pacientë janë shëruar që prej ditës së djeshme, 202.248 gjithsej që nga fillimi i urgjencës. 
Numri i përgjithshëm i vdekjeve, sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë, shkon në 35.209, pas katër vdekjeve të regjistruara në këto 24 orë të fundit. Të Dielën ishin dy humbje jete. 
Vetëm 3 rajone janë pa raste të reja, Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Basilicata,  ndërsa rritjet më të mëdha janë regjistruar në Emilia Romagna (+39), Lazio (+38) dhe Sicili (+32).
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALIA KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved