Buletini për sot, 11 Gusht 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2008110102
Buletini për sot, 11 Gusht 2020 Ministria e shëndetësisë ka bërë publike të dhënat më të fundit mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Dr. Rovena Daja. Instituti i Shëndetit Publik
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.480, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19-Statistika 
Testime totale 47.051
Raste pozitive 6.676
Raste të shëruara 3.480
Raste Aktive 2.991
Humbje jete 205 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1.657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33
 
Shfleto artikuj te tjere per: BULETINI KORONAVIRUS

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved