Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Frutat dhe perimet për muajin gusht
 
Shperndaje
ikub#: 1608030068
Muaji gusht është një muaj i pasur me antioksidant dhe pastrues si shalqiri dhe specat.

 

Muaji gusht është një muaj i pasur me antioksidant dhe pastrues si shalqiri dhe specat. Nutricionistet këshillojnë te konsumoni fruta dhe perime te sezonit. Por cilat janë produktet e freskëta te muajit gusht? Ja 10 ushqime te mira dhe natyrale qe ky muaj ju ofron.

1. Shalqiri

Me pak kalori, shuan etjen, është diuretik natyral dhe pastrues, përmban 90% ujë, likopen, minerale dhe vitamina te grupit A, B1, B2 dhe C.

2. Fiqtë

Janë te pasur me potas, hekur, vitamina A, B dhe C, fibra. Nëse konsumohen me tepri luajnë edhe rolin e laksativeve.

3. Manaferrat

Janë burim i çmuar i vitaminës C dhe fibrave, kane veti pastruese dhe diuretike dhe eliminojnë kolesterolin e keq.

4. Qershitë

Përmbajnë vitamina A,C dhe te grupit B, hekur, kalcium, magnezium, potas, dhe antioksidante te fuqishëm qe quhen antocianine.

5. Kajsitë

Janë te pasura me vitamina A, B, C, PP, karotenoide, magnez, hekur, kalcium dhe potas, janë fryti ideal për ato qe vuajnë nga anemia.

6. Specat

Kane pas kalori, janë te pasur me vitamine C, potas, hekur, magnezium dhe kalcium. Specat e kuq janë te pasur me betakarroten.

7. Patëllxhanët

Nuk përmbajnë yndyra dhe janë te pasura me fibra acid folik, kane veti antioksidante dhe mund ti mbani ne frigorifer jo me shume se dy dite.

8. Rrepkat

Përmbajnë shume vitamine C dhe kane veti tretëse, diuretike, pastruese dhe qetësuese.

9. Kungujt

Kane një përmbajte te ulet kalorike, janë te pasura me potas, vitamina A, C dhe karotenoide dhe kane veti anti tumorale.

10. Domatet

Nuk kane kalori dhe janë te pasura me vitamina C dhe likopen janë diuretik te mire dhe tretës.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRUTA GUSHT MUAJI PERIME

Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved