Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Gjumi tek bebet, 10 këshilla nga mjekët pediatër
 
Shperndaje
ikub#: 1701200109
Cilësia e gjumit të fëmijës është shumë e rëndësishme që në javët e para të jetës së bebes, për këtë arsye federate e mjekëve pediatër në Itali ka hartuar disa kushte që do të favorizojnë këtë.

Cilësia e gjumit të fëmijës është shumë e rëndësishme që në javët e para të jetës së bebes, për këtë arsye federate e mjekëve pediatër në Itali ka hartuar disa kushte që do të favorizojnë këtë.
 
1. Kuptoni ritmet e fëmijës: duhet të jenë prindërit që të përshtatin oraret e gjumit në varësi të nevojave të fëmijës.
 
2. Mos u tregoni të paduruar: që fëmija të ketë një gjumë të qetë duhet të kalojnë disa muaj duke ju përgjigjur kërkesave të tij.
 
3. Krijoni një rutinë: fëmija duhet të dijë veprimet që pasojnë dhe për pasojë edhe gjumin.
 
4. Ruani qetësinë: nëse fëmija zgjohet shpesh natën e bën sepse nuk ndihet rehat.
 
5. Mos ju përgjigjni menjëherë të qarave të tij: pasi jeni pranë tij kontrolloni mos ka uri apo ndonjë shqetësim tjetër duke mos ndezur absolutisht asnjë dritë. Fëmija duhet të kuptojë se është koha vetëm për gjumë.
 
6. Fëmija duhet të flejë në krevatin e tij: fëmija duhet të mësohet të flejë i pavarur nga prindërit. Nëse zgjohet gjatë natës nuk duhet ta merrni në krahë, kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin e pirjes.
 
7. Krijoni një ambient të përshtatshëm: qetësia duhet të jetë absolute, duhet të ketë pak ose aspak dritë si edhe temperatura duhet të jetë rreth 20 gradë.
 
8. E vendosni të flejë me barkun sipër: do të ulni kështu rrezikun e SIDS.
 
9. Mos pini duhan në shtëpi dhe mos e mbuloni shumë fëmijën: janë dy paralajmërime shumë të rëndësishme për të ulur rrezikun e SIDS si edhe për të evituar që fëmija të shfaqë probleme me aparatin e frymëmarrjes.
 
10. Mos përdorni substanca gjumësjellëse: ndonjëherë përdorimi i tyre mund të ketë efekte negative pasi mund të përkeqësojnë problemin.
loading...




Marre nga living.al
Shfleto artikuj te tjere per: BEBE GJUMI KESHILLA

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved