Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
10 karbohidrate të cilat jo vetëm nuk ju shëndoshin...por përkundrazi
 
Shperndaje
ikub#: 1702090117
E bëjmë të gjithë: Për t’u dobësuar ndërpresim menjëherë konsumin e karbohidrateve. Por prisni një moment! Disa janë aleatë të luftës sonë me bilancet e kileve.

Drithëra integrale, probiotikë, patate të ëmbla. Ja çfarë duhet të keni nëpër duar për të mos u shqetësuar për vaktet e ndërmjetme.

                       

Elbi. Ndihmon hormonin që kontrollon sasinë e ushqimit. Elbi i zier modifikon bakteret intestinale duke përmirësuar metabolizmin. Mund ta integroni në pancakes, sallata dhe supa.

 

 

                     

Tërshëra. Është mbretëresha e ushqimit “komfort”. Sheqernat e saj jo vetëm që nuk ndikojnë në marrjen e kileve, por përkundrazi në heqjen e tyre. Kur konsumoni tërshërë mos i shtoni sheqer, për shije mund të përdorni kanellë, gjalpë bajamesh ose ujë kokosi.

                    

Uji i palmës. Ashtu si uji i kokosit, edhe ky produkt është në tendencë kohët e fundit, por me diferencën se përmban vetëm gjysmën e sheqernave që përmban uji i kokosit si dhe mangan, hekur e kalcium. Mund të merret pas stërvitjes.

                          

Kokoshkat. Një studim ka treguar se ato largojnë urinë për një kohë të gjatë, pra do të hani më pak dhe do të numëroni më pak kalori.

                

Quinoa. Përmban dyfishin e sasisë së fibrave të drithërave të tjera, kontrollon sheqerin në gjak dhe favorizon metabolizmin. Është pa gluten.

                       

Qiqrat. Në përgjithësi bishtajat si qiqrat, fasulet, bizelet, ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të oscilacioneve të peshës. Për një vakt të shijshëm, piqini në furrë 40 min, shtojuni pak vaj ulliri dhe erëzat tuaja të preferuara.

                   

Bukë thekre. Është e pasur në fibra, pa kripra dhe yndyra. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe rregullon oreksin.

                 

Patatet e ëmbla. Një patate e ëmbël me madhësi të mesme përmban 27 gram karbohidrate, por duke qenë se përmban adiponektinë, një hormon që rregullon sheqernat në gjak, ajo ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.

              

Drithërat integrale për mëngjes. Sipas një studimi, meshkujt dhe femrat që konsumojnë të tilla drithëra në mëngjes, kanë më pak yndyrë në zonën e barkut dhe në pjesën e poshtme të trupit.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIETA DOBESI KARBOHIDRATE KONSUMI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved