5 arsye pse është më e lehtë të humbisni peshë në verë
 
Shperndaje
ikub#: 1702270104
Vishni atletet dhe filloni vrapin sa më shpejtë për të bërë gati trupin për plazh.
Sezoni i pranverës dhe verës është më i përshtatshëm për të bërë stërvitje apo vrap. Gjatë dimrit të gjithë shtojnë kile pasi i fshehin ato nën rrobat e trasha, mirëpo mos u shqetësoni. Stina  e ngrohtë ndihmon që të bini në peshë më shpejtë duke rifituar sërish format tuaja.
 
Ja 5 arsye pse njerëzit bien më shpejtë në peshë në verë.
 
1-Jeni në humor më të mirë.
 
Rrezet e diellit rrisin nivelin e seratonit ose hormonit të lumturisë duke ju sjellë në humor më të mirë. Kjo do të bëjë që trupi dhe metabolizmi të funksionojë më mirë dhe se të keni më shumë dëshirë për tu marrë me veten.
 
2-Keni më shumë ekspozim ndaj vitaminës D.
 
Vitamina D ul nivelin e kortizolit në trup, i cili është përgjegjës për imunitetin e dobët dhe nivelet e ulëta të energjisë. Në këtë mënyrë do të keni më shumë rezistencë dhe qëndrueshmëri gjatë stërvitjeve.
 
3-Do të keni një metabolizëm më të mirë.
 
Për shkak të nxehtësisë, nxitet më shumë qarkullimi i gjakut duke bërë që dhe metabolizmi të jetë më i shpejtë. Kjo bën që trupi ta tresë më mirë dhe më shpejtë atë që konsumon.
 
4-Ditët janë më të gjata.
 
Kjo bënë që njerëzit të kenë tendencë të merren me më shumë aktivitete gjatë ditës se sa në dimër.
 
5-Konsumoni ushqime dhe fruta më të freskëta. 
 
Perimet dhe frutat e kanë sezonin e tyre në pranverë dhe verë duke e bërë trupit të ushqehet më shëndetshëm.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ARSYET DOBESIMI PESHA SHENDETI VERA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved