Sipas mjekëve kjo është mosha e duhur për të shkuar në plazh me një bebe
 
Shperndaje
ikub#: 1706120113
Sipas mjekëve kjo është mosha e duhur për të shkuar në plazh me një bebe Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve.
 
Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën?
 
Mosha e duhur për të shkuar në plazh me një bebe…
Mund të jetë që në javët e para pas lindjes, mjafton të merrni masat e duhura. Duke theksuar faktin se lëkura e fëmijës është tepër e ndjeshme nuk duhet të ekspozoni në asnjë mënyrë direkt në diell. Duhet ta vendosni në karrocën e tij në të cilën të keni vendosur edhe rrjetën kundër mushkonjave apo insekteve të tjera. Karroca duhet të vendoset në hije. Është absolutisht jo e këshillueshme të shkoni në plazh me beben gjatë orëve më të nxehta, qoftë edhe për të qëndruar në hije pasi ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e trupit (termorregullimi ende nuk është maturuar).
 
Rëndësia e plazhit për rrugët e frymëmarrjes
Ajri i pasur me jod do të ketë tek fëmija një efekt aerosoli, duke liruar kështu rrugët e frymëmarrjes. Bebi duhet të qëndrojë larg bregut duke qenë se edhe rryma e ajrit është më e fortë dhe mund ta bllokojë fëmijën. Veshja e tij duhet të jetë e lehtë, prej pambuku dhe krahë apo këmbët duhet të qëndrojnë zbuluar. Vendoseni sa më shpesh të jetë e mundur në gji për ta mbajtur të hidratuar.
 
Nga muaji i 6
Fëmija mund të qëndrojë në hije duke luajtur dhe tregoni kujdes mos fusë rërë në gojë. Kapela është e domosdoshme. Fëmija duhet futur në ujë për pak minuta duke e mbajtur afër trupit në mënyrë që të ngrohet.
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: BEBE MOSHA PLAZHI

Marre nga living.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved