Mënyrat e duhura për të trajtuar fryrjen e gjymtyrëve gjatë shtatzënisë
 
Shperndaje
ikub#: 1706160112
Mënyrat e duhura për të trajtuar fryrjen e gjymtyrëve gjatë shtatzënisë Në shtatzëni vihet re një fryrje e gjymtyrëve të poshtme, sidomos në muajt e fundit dhe gjatë stinës së verës dhe kjo gjendje shkaktohet nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në vena si edhe nga delikatesa e kapilarëve.
Në shtatzëni vihet re një fryrje e gjymtyrëve të poshtme, sidomos në muajt e fundit dhe gjatë stinës së verës dhe kjo gjendje shkaktohet nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në vena si edhe nga delikatesa e kapilarëve.
 
Zakonisht simptomat shfaqen në mbrëmje dhe pas një dite të lodhshme por mund të ndodhë që të shfaqen edhe pas një qëndrimi të gjatë në pozicion ulur.
 
Zakonisht ky shqetësim shfaqet më tepër në stinën e verës pasi temperaturat e larta dhe lagështira favorizojnë hapjen e venave në gjymtyrët e poshtme.
 
Si të lehtësojmë simptomat?
• Bëni aktivitet fizik. 2-3 herë në javë ndjekja e një sporti të përshtatshëm do t’ju ndihmojë shumë.
• Ushqehuni shëndetshëm dhe kujdes me kilet e tepërta. Pesha shtyp edhe më tepër enët e gjakut duke e theksuar edhe më tepër një simptomë të caktuar.
• Ndërroni shpesh pozicion, qoftë nëse jeni ulur apo në këmbë. Të paktën për 2 minuta në çdo 1 orë.
• Pushoni me këmbët e vendosura pak lart, rreth 15-20 cm të ngritura.
• Kujdes me përdorimin e takave. Nëse keni mundësi ruani formën natyrale të këmbës, pra pa e lodhur me taka të larta.
• Kujdes me veshjen. Ajo duhet të jetë tepër e bollshme.
• Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera të shëndetshme. Një hidratim i mirë është shumë i rëndësishëm.
• Bëni dush me ujë jo të nxehtë, por të ngrohtë në mënyrë që enët e gjakut të mos zgjerohen më tepër.
• Bëni masazhe. Kjo do të lehtësojë ndjesinë e fryrjes dhe peshës që mund të ndieni tek këmbët.
• Mund të përdorni një medikament të caktuar, gjithmonë pas jua ka rekomanduar edhe mjeku. Ato aplikohen në formën e një kremi apo xheli por edhe në formën e pluhurit apo kokrrave që merren nga goja.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FRYRJA KEMBE SHTATEZENIA

Marre nga living.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved