Gjumi i tejzgjatur në fund javë nuk është i shëndetshëm. Përkundrazi
 
Shperndaje
ikub#: 1706170060
Gjumi i tejzgjatur në fund javë nuk është i shëndetshëm. Përkundrazi Sipas një studimi të Universitetit të Arizona-s në SHBA, fjetja deri vone gjate pushimeve ne fundjave, jo vetëm qe nuk është një gjë e shëndetshme, sikurse është besuar deri tani, por përkundrazi, ajo predisponon njeriun për tu sëmurë nga patologji te sistemit kardiovaskular.
Studimi amerikan madje përcakton se për çdo një ore gjumë me shumë se zakonisht, ky rrezik rritet me 11%.
Studiuesit e Universitetit te Arozona-s analizuan 984 adultë te moshës nga 22 deri ne 60 vjeç, te cilëve i kontrolluan rregullshmërinë e ciklit gjumë-zgjim si dhe disa parametra te shëndetit. Rezultati është pak qe te thuash surprizë. 
Ndryshe nga sa ishte menduar me pare, rezulto se personat qe ne fundjave kishin zakon ta tepronin me qëndrimin ne shtrat, reflektonin një gjendje te ulet humori, gjendje përgjumje gjate gjithë ditës dhe një ndjenjë lodhjeje te stërzgjatur, te gjitha këto karakteristika te fenomenit te njohur jet lag (ndryshimi i orës).
Veç kësaj, ata kuptuan se për çdo ore me shume ne gjumë gjate fundjavës, rritje me 11% rreziku i prekjes nga sëmundje te sistemit kardiovaskular.
Rezultatet e mësipërme konfirmojnë edhe një here atë qe ne fakt dihet edhe me pare dhe që ka te beje me rregullshmërinë e te fjeturit ne orare dhe gjatësi te nevojshme. Sipas studiuesve, një gjë e tille mund te quhet si një lloj mase parandalimi i sëmundjeve te këtij sistemi.



Shfleto artikuj te tjere per: FUNDJAVA GJUMI SEMUNDJE SISTEMI KARDIOVASKULAR

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved