Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 shenja që po bëheni më e hollë edhe pse nuk po humbisni peshë
 
Shperndaje
ikub#: 1801230050
5 shenja që po bëheni më e hollë edhe pse nuk po humbisni peshë Po është e mundur të keni një trup të formuar dhe tonifikuar edhe pse nuk po dobësoheni.
Ngrënia e një diete ushqimore të shëndetshme do të sjellë një trup më të bukur dhe të formuar. Konsumimi i zarzavateve, lëvizja në këmbë, shmangia e alkoolit dhe ushqimeve të këqija nuk ju çojnë gjithmonë në rënie peshe, përkundrazi në disa raste edhe ju rrisin pak në kilogramë. Po mendoni të hiqni dorë? Gaboni. Ju jeni duke krijuar një trup të tonifikuar, me forma të bukura dhe me linja që mezi i prisnit.
 
Si është e mundur kjo? Trupi po fillon të harxhojë yndyrat e akumuluara dhe të rrisë masën muskulore që është e nevojshme për tonifikim dhe forma të mira. Ja disa shenja që tregojnë se ju jeni duke reaguar pozitivisht ndaj kësaj mënyrë të shëndetshme jetese. Nëse keni të paktën njërën prej tyre, jeni në rrugë të mbarë.
 
1-Dëshirat për ushqime të dëmshme po zhduket gradualisht.
 
Konsumimi i një diete të pastër ushqimore, me kalimin e kohës do të largojë dëshirat tuaja për sheqer, yndyra dhe ushqime të përpunuara. Kjo do të thotë një sistem tretës më i mirë, largim i yndyrave të tepërta dhe një bel më i hollë e trup i tonifikuar.
 
 
Më kalimin e kohës, aktivitete që kryeni do ju ndihmojnë të rrisni rezistencën e trupit duke ndërtuar muskujt tuaj. Në këtë mënyrë në pak javë do të shikoni një përmirësim në forcën tuaj.
 
3-Ju kurrë nuk keni ndjerë më të relaksuar.
 
Stërvitja jo vetëm rrit energjinë gjatë ditës, por përmirëson edhe cilësinë e gjumit dhe largon stresin. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të relaksuar gjatë ditës.
 
4-Oreksi juaj ka ndryshuar.
 
Nëse nuk jeni aq të uritur sa zakonisht dhe pas stërvitjes, do të thotë që po merrni vlerat e duhura ushqimore dhe rënia në peshë është e garantuar.
 
5-Xhinset tuaja përshtaten ndryshe.
 
Mënyra se si rrinë rrobat është një matës i mirë që tregon ndryshimet e trupit. Edhe nëse ato po rrinë të ngushta edhe pse po stërviteni kjo tregon e nuk po shëndosheni, por po ndërtoni muskuj. Pra jeni duke formuar trupin tuaj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI TONIFIKIMI USHQIMI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved