Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 gjëra që përmbajnë kafeine dhe që mbase nuk i dinit
 
Shperndaje
ikub#: 1802030002
6 gjëra që përmbajnë kafeine dhe që mbase nuk i dinit Kafeina nuk gjendet vetëm ne kafe dhe ne çaj. Nëse vuani nga pagjumësia apo jeni shume te shqetësuar këto janë 6 ushqimet qe duhet te evitoni sepse përmbajnë kafeine.
Kafeina nuk gjendet vetëm ne kafe dhe ne çaj. Nëse vuani nga pagjumësia apo jeni shume te shqetësuar këto janë 6 ushqimet qe duhet te evitoni sepse përmbajnë kafeine. Kjo substance e cila gjendet ne natyre është e njohur për vetitë e saj dhe për këtë kafeja nuk është aspak e këshillueshme për ato persona qe vuajnë nga pagjumësia. Por jo vetëm konsumi i tepërt i kafeinës mund te jete i dëmshëm për shëndetin dhe për këtë arsye është këshilluar te konsumoni vetëm 200 mg kafe ne dite (rreth 2 filxhan e gjysme kafe ekspres). Por nëse mendoni se është e mjaftueshme vetëm te ulni kafetë e konsumuara gjate ditës për te qene ne rregull gaboheni sepse ka dhe disa ushqime te tjera ku kafeina është prezentë.
 
1. Çokollata
Sigurisht qe gjendet kafeine edhe tek çokollatat dhe si pasoje ne te gjithë produktet derivate te saj. Një katrore çokollate fondente mund te përmbajë rreth 50 mg qe do te thotë me pak se gjysme filxhan kafeje i cili përmban 80 mg. Kjo gjë vlen për te gjitha ushqimet me baze kakao.
 
2. Biskotat proteinike
Sasi te vogla kafeine janë prezentë edhe ne biskotat proteinike. Shpesh mendohet se shtimi i energjisë vjen prej proteinave por ne te vërtet është kafeina ajo qe jep ndjenjën e një rezistence me te madhe. 
 
Nuk është vetëm kafeja e cila përmban doza kafeina por edhe te gjitha derivatet e saj madje edhe akullorja apo kosi sigurisht ne sasi me te vogla.
 
4. Ilaçet kundër dhimbjes
Shpesh nëse konsumoni një filxhan kafe dhimbja e kokës zhduket për te njëjtin princip disa analgjezik te cilët përdoren gjerësisht për te lehtësuar dhimbjet mund te përmbajnë sasi te vogla kafeine.
 
5. Pijet
Kur mendojmë për kafeinën përveç se kafesë menjëherë na vjen ne mendje coca-cola dhe çaji, Red Bull apo pije te tjera energjike te cilat përmbajnë taurine. Ne te vërtet e njëjta substance është prezentë edhe ne pije te tjera si për shembull disa tipe te lemon soda apo pije te tjera me gaz.
 
6. Pijet dekafeinato
Te zëvendësoni ekspresin me një kafe pa kafeine është një zgjidhje e mire deri ne një fare pike. Edhe kjo kafe ne te vërtet përmban kafeine por gjithsesi ne sasi shume te vogël. Behet fjale për rreth 5 mg për çdo filxhan edhe pse disa firma mund te shkojnë deri tek 32 mg. 
 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GJERA KAFEINA PERMBAJTJA

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved