Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Kafja si cigarja. Kërkohet vendosja e etiketës që paralajmëron rrezikun
 
Shperndaje
ikub#: 1802030051
Kafja si cigarja. Kërkohet vendosja e etiketës që paralajmëron rrezikun Ashtu siç tek kutitë e cigareve, ku kompanitë prodhuese janë te detyruara te vendosin etiketa qe paralajmërojnë për rrezikun qe kërcënon konsumatorët, një shoqate jo fitimprurëse amerikane ka propozuar aprovimin e një ligji qe detyron kompanitë më të medha te vendosin gjithashtu etiketa paralajmëruese për pasojat qe vijnë nga konsumi i kafesë.
Sipas The Council for Education and Research on Toxics, një shoqate jo fitimprurëse ne SHBA, konsumatorëve te kafesë u kanoset një rrezik qe vjen nga një substance qe ndodhet tek kafja. Është fjala për acrilammide, një substance kimike qe prodhohet gjate pjekjes se kafesë ne temperatura të larta. Kjo substance është, sipas kësaj shoqate, një element kancerogen me rrezik te madh. 
Edhe sipas National Cancer Institute (Nci),kafja listohet mes atyre burimeve te konsiderueshme te acrilammide, ashtu si dhe patatet e fërguara, cracker-at, biskotat, etj, ndaj dhe është kërkuar ulja e kohës se pjekjes se produkteve ushqimore, pikërisht për te ulur prodhimin e acrilammide-s.
Megjithatë, studime te deritanishme nuk kanë vërtetuar se tek kafja, kjo substance është ne parametra te tille qe mund te konsiderohen si te rrezikshëm.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ETIKETA KAFJA PARALAJMERIMI RREZIKU

Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved