Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
20% e tumoreve shkaktohen nga sëmundjet kronike
 
Shperndaje
ikub#: 1802050119
20% e tumoreve shkaktohen nga sëmundjet kronike Më shumë se një e pesta e rasteve të reja të tumoreve dhe një e treta e vdekjeve janë rezultat i ndikimit te sëmundjeve kronike, duke filluar me diabetin e deri tek insuficienca kardiake.
Në këtë përfundim arrin një studim i përbashkët i Universitetit te Texas-it dhe China Medical ne Taiwan. Kërkuesit amerikanë dhe ata kinezë, analizuan te dhënat e marra nga 405 mijë individë te cilët nuk kishin pasur precedentë tumoralë. Shkencëtarët u përqendruan ne tetë patologji kronike dhe mesatarisht pjesëmarrësit u analizuan për një periudhë nëntë vjeçare.
Përpunimi i të dhënave tregoi se mes patologjive të analizuara, ato qe kishin te bënin me insuficiencën kardiake, atë renale, diabetin, sëmundje te mushkërisë, artritet, ishin te lidhura me një shtim gati dyfish te rrezikut te lindjes së tumoreve, dhe me shtim te numrit te vdekjeve për këtë shkak deri ne katër herë më shumë.
[I ngjashëm: A po ju shëndosh kafeja? ]
Sipas autoreve, tek personat qe kryenin aktivitet te rregullt fizik, ky rrezik ulej me 40%.
Ne thelb, kërkuesit nënvizojnë faktin se ndikimi patologjive kronike ne lindjen e tumoreve është në të njëjtën shkallë si edhe ndikim qe ka në këtë drejtim stili i të jetuat, mënyra e të ushqyerit.
 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: NDIKIMI SEMUNDJE KRONIKE SHENDETI TUMORE

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved