Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 ushtrimet që duhet të bëni ndërsa rrini ulur në tavolinën e punës
 
Shperndaje
ikub#: 1802050114
5 ushtrimet që duhet të bëni ndërsa rrini ulur në tavolinën e punës Çdo mëngjes vendoseni në tryezën tuaj me një kafe rreth orës 8-9 të mëngjesit dhe pas 5 orëve kuptoni se nuk jeni ngritur një sekondë nga karrigia juaj. Kjo është dëmi më i madh që mund ti bëni shëndetit tuaj.
Përveç dhimbjeve të shumta si dhimbje shpatullash, qafe, mesi, fryrje këmbësh, në fakt ndenja ulur më orë të tëra do të shkurtojë jetën tuaj. Ja 5 ushtrime dhe shtriqje që mund të bëni në karrigen tuja.
1-Tërheqja e trupit anash: Ashtu siç jeni ulur në karrige qëndroni drejt dhe kthejeni trupin nga ana e djathtë deri sa të ndjeni tërheqjen e muskujve. Më pas kthehuni nga ana e majtë.
2-Palosuni përpara: Qëndroni me këmbët drejtë dhe përkuleni trupin përpara deti sa të paloseni dhe të prekni dyshemenë me duar. Kjo do të tërheq muskujt e këmbëve dhe shpinës duke larguar tensionin e tyre.
3-Tërhiqni kokën me duar: Qëndroni drejt ulur në karrige dhe njërën dorë vendosni poshtë karriges ose prapa shpinës dhe me krahun tjetër tërhiqni kokën anash për disa sekonda. Më pas përsëriteni këtë me anën tjetër.
4-Hapni muskujt e kraharorit: Uluni në buzë të karriges tuaj dhe çojini duart parapa duke u kapur tek karrigia. Hapni kraharorin përpara duke tërhequr krahët sa më lart trupit tuaj.
5-Shtriqja e duarve dhe krahëve: Shtrijini duart përpara dhe shtrijini deri sa të ndjeni tërheqin e muskujve. Ko do të largojë tensionin nga duart dhe krahët tuaj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KARRIGE PUNE STRECING USHTRIME

Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved