Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
7 metoda natyrale për të luftuar pagjumësinë
 
Shperndaje
ikub#: 1802060048
7 metoda natyrale për të luftuar pagjumësinë Nëse janë të shpeshta netët ku e keni të pamundur të flini, apo të bëni një gjumë cilësor, atëherë ja disa mënyra natyrale si të luftoni pagjumësinë.
Është më e lehtë të largoni gjumin se sa ta riktheni atë. Janë të shumta mënyrat që ndikojnë në një gjumë të keq gjatë natës si telefoni, fjetja vonë, televizori, ushqime të ndryshme, kafeja etj. Mungesa e gjumit shoqërohet me një sërë problemesh të rënda shëndetësore si depresioni, ankthi, shtim peshë, sëmundje kardiovaskulare, kancer, mosfunksionimi imun, pa përqendrimi, lodhje dhe shumë probleme të tjera.
 
Ja disa mënyra natyrale si të përmirësoni gjumin tuaj.
 
1. Aromatherapy: Fuqia e aromave të ndryshme nuk duhet të nënvlerësohet! Bëni një aromatherapy me kamomil dhe lavandës dhe do të keni një gjumë të qetë.
 
2. Bëni një banjë: Ose bëni një banjë duke shtuar vaj esencial të kamomilit dhe lavandës para gjumit dhe krip deti.
 
3. Konsumoni çaj me shafran: Ky çaj është një qetësues i vërtet për sistemin nervor.
 
4. Çaj bimor: Në treg janë të shumta llojet e çajit bimor që nxisin relaksimin dhe gjumin e qetë.
 
5. Praktikoni një rutinë relaksuese të kujdesit ndaj vetes: Përdorni vajra esencial në masazhimin apo pastrimin e lëkurës dhe flokut që në të njëjtën kohë largojnë dhe stresin. Bëni maska të ndryshme dhe qëndroni në periudhë qetësie etj.
 
6. Konsumoni ushqime të pasura me magnez: Ky mineral i ndihmon muskujt të relaksohen. Arrat, farat dhe peshku janë një burim i mirë i magnezit.
 
7. Qëndroni larg TV dhe telefonit: Sa më të pastër ta mbani dhomën nga laptopi, TV apo telefoni juaj aq më i qetë dhe cilësor do të jetë gjumi.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MENYRA PAGJUMESIA TRAJTIMI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved