Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
A po ju shëndosh kafeja?
 
Shperndaje
ikub#: 1802060036
A po ju shëndosh kafeja? Nuk mund ta nisni dot ditën pa një filxhan kafe? Nuk jeni të vetmit.
Pavarësisht dhjetëra studimeve që përkrahin përfitimet shëndetësore të kafesë, ka disa të tjera që janë në kundërshtim me konsumimin e saj. Shpesh kafeja ka efekte edhe mbi hormonet, që ndikojnë në shtimin e peshës.
 
Kafeja përmban pak kalori, por në vetvete shtimi i peshës nuk lidhet me kaloritë që ajo merr përmes qumështit dhe sheqerit të shtuar, por lidhet me vete efektet e kafeinës në trup. Studimet kanë treguar se kafeina ndikon në nivelet e kortizolit (hormoni i stresit), duke i ngritur ato drejt niveleve të ngjashme sikur të kishit përjetuar një ngjarje stresuese. Stresi është i pranishëm në jetën e gjithsecilit dhe nëse kafeina i shton ato më shumë atëherë kjo do të çonte në rritje të urisë dhe grumbullimit të yndyrës në trup që do të çonte në shtim peshe.
 
Përveç kortizolit, kafja gjithashtu mund të ndikojë edhe mbi adrenalinën dhe insulinën.
 
Pra një niveli i lartë i insulinës, kortizolit dhe adrenalinës do të thotë shtim në peshë, ankth, dhimbje koke, lodhje kronike dhe lëkundje emocionale. Për më tepër, një çekuilibër i hormoneve mund të çojë në probleme me tiroiden duke e bërë edhe më të vështirë humbjen e peshës. 
 
Mirëpo përveç këtyre, kafeja ka edhe shumë përfitime të mëdha në shëndet. Kafeja është e lartë në antioksidantë dhe ul me 65% rrezik e prekjes nga Alzheimeri, nxit metabolizmin etj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: HORMONET KAFEJA NDIKIMI PESHA SHENDETI

Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved