Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Në doza të vogla, alkooli shpëlan trurin
 
Shperndaje
ikub#: 1802060135
Në doza të vogla, alkooli shpëlan trurin Në këtë rast, alkooli ndihmon më mirë funksionimin e sistemit limfatik që në mënyrë natyrale, kryen edhe procesin e pastrimit të trurit dhe qelizave nervore.
Studimi është botuar ne revistën Scientific Reports dhe sipas tij, doza te moderuara alkooli janë ne gjendje te lehtësojnë procesin e pastrimit dhe largimit te toksinave nga truri, përfshi edhe "shpëlarjen" nga disa proteina te caktuara, te cilat janë te lidhura me sëmundjen e Alzheimer-it.
Si edhe në raste të tjera te kësaj natyre, diferencën e bën gjithmonë sasia, pasi siç dihet, konsumi i ekzagjeruar dhe i zgjatur i alkoolit është me pasoja negative për proceset motorike dhe njohëse te te rurit, përveç efektit te shtuar kancerogen dhe dëmeve kardiovaskulare.
Procesi i pastrimit te qelizave nervore te trurit është përshkruar që në vitin 2012 nga Maiken Nedergaard, bashkedrejtor i Center for Translational Neuromedicine ne Universitetin e  Rochester (New York, USA). Ne themel te procesit te pastrimit është limfa dhe sistemi limfatik, i cili mbetjet i dërgon me pas ne mëlçi përmes gjakut dhe më pas në jashtëqitje. Me këtë proces eliminohen edhe ato proteina, tau dhe beta, tipike për sëmundjen e Alzhaimer-it.
Është po ekipi i Maiken Nedergaard qe pas eksperimenteve te shumta ne minj, doli ne përfundimin se doza te vogla alkooli janë ne gjendje te lehtësojnë dhe ndihmojnë pikërisht procesin e mësipërm.
Megjithatë, këto përfundime duhet te merren me rezervë, pasi sipas IARC, një autoritet qe vlerëson efektin negativ të agjenteve kimike dhe fizikë ne lidhje me tumoret, alkooli është klasifikuar si i dëmshëm, edhe ne doza te vogla, përkatësisht dy gota ne dite për meshkujt (250ml) dhe një gote (150 ml) ne dite për femrat.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALKOOLI DOZA LIMFA TRURI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved