Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja sa filxhanë kafe duhet të pini çdo ditë
 
Shperndaje
ikub#: 1802080115
Ja sa filxhanë kafe duhet të pini çdo ditë Kafeja është nja nga pijet më të konsumuara dhe pëlqyera në botë. Askush nuk e nis dot ditën e tij pa një filxhan kafe përpara. Madje po të mos ishte dashuria juaj për kafenë, nuk do të ishit duke e lexuar këtë artikull.
Sipas një studimi personat që pëlqejnë kafenë duket se do të vazhdojnë ta pinë atë akoma me më shumë dëshirë. Studimi i kryer në tetor 2017 nga shkencëtarët në Universitetin e Southampton dhe Universitetit të Edinburgut, tregoi se pirja e tri apo katër gota me kafe në një ditë është e shëndetshme dhe ka më shumë efekte pozitive në shëndet se sa negative.
 
Me më shumë se dy miliardë kafe konsumohen çdo ditë në botë. Ajo ka përfitime të mëdha në shëndet si rrezik më i ulët i sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes, rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2, sindromi metabolik, gurët e tëmthit, gurët e veshkave, disa lloje të kancerit, sëmundjes Parkinson, depresionit, sëmundjes Alzheimer etj. Pra tre apo katër gota kafe në ditë nuk jenë të dëmshme, përkundrazi.
 
Megjithatë ka përjashtime. Gratë shtatzëna nuk rekomandohen të pinë më shumë se një filxhan kafe të vogël në ditë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FILXHANI KAFE PERFITIMET SASIA SHENDETI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved