Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Konsumi i çajit të nxehtë rrezikon tumorin e ezofagut
 
Shperndaje
ikub#: 1802080165
Konsumi i çajit të nxehtë rrezikon tumorin e ezofagut Pirja e çajit me temperaturë të lartë, veçanërisht kur kjo shoqërohet edhe me duhan dhe alkool, rrit mundësinë e prekjes nga tumori i ezofagut.
Sa më sipër është përfundim i një studimi që ka analizuar rreth 450 mije individë, më së shumti kinezë, meshkuj dhe femra, mes moshës 30 dhe 79 vjeç për një periudhë kohe mesatarisht 9.2 vjet.
U zgjodh Kina pasi kinezët njihen si përdorues fanatike te çajit, si dhe konsumatorë të duhanit dhe pijeve alkoolit. Mes të analizuarve 1.731 prej tyre ishin te prekur nga sëmundja e mësipërme, dhe rezultonin gjithashtu konsumatorë të ethshëm te çajit në temperature të larte si dhe të duhanit e alkoolit.
Përgjithësisht tumori i ezofagut prek të moshuar mes 60 dhe 70 vjeçarë, ndërkohë qe pjesa me e madhe rezulton te jenë meshkuj.
Nder simptomat me karakteristike janë vështirësi ne gëlltitje, djegie te stomakut, vështirësi ne procesin e tretjes, humbje te oreksit dhe me pas edhe rënie ne peshë, dhimbje te shpinës dhe te pjesës mbi stomak.
Ndër shkaktarët kryesorë renditen duhani, pijet alkoolik, mbipesha, një dietë e varfër, konsum i ulet i frutave dhe zarzavateve dhe kohet e fundit, International Agency for Research on Cancer  ka renditur edhe pirjen e çajit dhe te lëngjeve ne përgjithësi me temperaturë më të lartë se 65 gradë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CAJI EZOFAGU TUMORI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved