Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Kujdes! Ja 9 simptomat e hershme të diabetit
 
Shperndaje
ikub#: 1802080141
Kujdes! Ja 9 simptomat e hershme të diabetit Për ta kuptuar sa me herët diabetin, zbuloni disa nga simptomat e tij. Sa pare te zbulohet aq me e lehte është mbajtja nen kontroll.
Diabeti është një sëmundje qe e pengon aftësinë e trupit tuaj për te prodhuar apo për t'iu përgjigjur insulines. Disa simptoma te sëmundjes janë te hershme, por shume njerëz nuk i dallojnë dot.
1. Etja e madhe dhe urinimi i shpeshte
 
Këto janë simptomat me te shpeshta te diabetit. Shumica e njerëzve urinojnë 6-7 here ne dite, por kur këto kalohen ka diçka qe nuk shkon. me mire bëni një kontroll.
2. Shtimi i urisë
 
Shtimi i urisë si dhe dy shenjat qe përmendem me sipër janë kryesoret për te bere diagnozën e diabetit. Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insuline apo kur ai nuk i përgjigjet si duhet asaj, ushqimet shndërrohen ne glukoze te cilën qelizat e përdorin për energji.
3. Lodhja
 
Lodhja e vazhdueshme dhe përgjumja është një tjetër shenje e diabetit. Qelizat  nuk kane glukoze sa duhet për ta përdorur për energji, por edhe urinimi i shpeshte  shton ndjesinë e këputjes.
4. Shikimi i turbullt
 
Shikimi i turbullt nuk është vetëm një shenje e problemeve me sytë, por edhe e diabetit. Kjo ndodh për shkak te zhvendosjes se lëngjeve te cilat i bëjnë lentet e syrit te bymehen dhe ne ndryshojnë forme. Fokusimi nuk behet si duhet dhe shikimi turbullohet.
5. Rënia e pashpjegueshme ne peshe
 
Duke qene se trupi juaj nuk e përdor glukozën si një burim energjie kur jeni me diabet, ai fillon te djege dhjamin dhe muskujt, duke shkaktuar rënie te madhe ne peshe.
6. Kruajtja ne lëkurë
 
Duke qene se urinohet shpesh edhe lëkura thahet. Për pasoje ajo fillo te kruhet dhe te krijoje edhe shenja. 
7. Shërimi i ngadalte i plagëve
 
Sasia e larte e sheqerit ne gjak jo vetëm qe shton inflamacionin, por bën qe edhe mbyllja e plagëve te jete shume e ngadalte. Tregohuni te kujdesshëm.
8. Njollat e errëta ne lëkurë
 
Acanthosis nigricans është një ngjyrosje e lëkurës qe shkaktohet edhe nga diabeti. Ne përgjithësi preken me shume zonat si: qafa, sqetullat, ijët, pjesa e brendshme e bërrylave, nyjet e gishtave, etj. 
9. Mpirja ose pickimi tek duart apo tek këmbët
 
Mpirja, pickimi apo edhe dhimbja neper duar apo neper këmbë është një tjetër simptome e hershme e diabetit. Duke qene se qarkullimi i gjakut nuk behet si duhet për shkak te sheqerit, ekstremitetet e trupit janë ato qe e ndiejnë te parat problemin. 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIABETI INSULINA SHEQERI SIMPTOMA

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved