Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Mësimi i gjuhëve të huaja kundërshton Alzhaimer-in
 
Shperndaje
ikub#: 1802080104
Mësimi i gjuhëve të huaja kundërshton Alzhaimer-in Të flasësh në më shumë se një gjuhë i bën mirë edhe shëndetit. Ne rastin konkret, bëhet fjale për frenim te zhvillimit te sëmundjes se njohur, por edhe te sëmundjeve te tjera te se njëjtës natyre qe lidhen me përkeqësimin e aftësive njohëse të trurit.
Në këtë përfundim kane dale një grup kërkuesish te Concordia University , studimi i te cilëve është botuar ne revistën Neuropsychologia.
Kërkuesit kane përdorur te dhëna te rezonancës magnetike me rezolucion të lartë si dhe teknika te tjera te sofistikuara për të matur trashësinë e korteksit dhe densitetin e indit te brendshëm specifik për trurin. Gjithsej u analizuan 94 kampione të marra nga persona qe njihnin vetëm një gjuhë, gjysma dhe dy gjuhë, gjysma tjetër.
Tek këta te fundit, u verifikua se ekzistonte një lidhje mes spesorit te korteksit ne atë pjese të trurit qe lidhej me aftësinë e te mësuarit te gjuhëve, kujtesës episodike. Sipas kërkuesve, rritja e materies gri ne këto rajone çon ne frenim dhe shtyrje te kohës se shfaqjes se simptomave qe lidhen me sëmundjen e njohur.
Në fakt, mësimi i gjuhëve te huaja është një nga faktorët qe ndikon drejt për drejt ne stilin e te jetuarit te një njeriu, çka indirekt ndikon edhe ndryshimet morfologjike ne tru, ne këtë rast, të asaj zone qe lidhet pikërisht me kujtesën dhe njohjen ne tërësi.
 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALZHAIMER GJUHA GJUHA E HUAJ TRURI

Loading...

Humori
(Cili ju pëlqen më shumë?)


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved