9 gabime gjatë gjumit që ju shkaktojë rrathë të zinj poshtë syve
 
Shperndaje
ikub#: 1802160172
9 gabime gjatë gjumit që ju shkaktojë rrathë të zinj poshtë syve Gjumi është një proces i natyrshëm dhe jetik për njerëzit. Përmes tij trupi arrin të riparojë veten duke dhënë të nesërmen një shëndet më të mirë. Mirëpo disa gabime që bëhen para tij mund të shkaktojnë një gjumë të keq gjatë natës, madje edhe zgjimin me një lëkurë të lodhur dhe rrathë të zinj poshtë syve.
1-Kosnumoni shumë ëmbëlsira apo ushqime pikante.
 
Kënaqja me ëmbëlsirat afër gjumit është e dëmshme. Një studim i botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine zbuloi se ushqimet me yndyrë dhe sheqer të ngopur janë të lidhura me gjumë të keq. Ndërsa ushqimet pikante rrisin nivelin e  aciditetit në stomak duke çuar në dhimbje dhe pagjumësi.
 
2-Nuk konsumoni darkën në kohën e duhur.
 
Edhe nëse ju shmangni ushqimet me erëza dhe sheqerin e tepërt, nëse jeni duke ngrënë shumë afër gjumit, atëherë po gaboni sërish. Mundohuni të konsumoni darkën 2-3 orë përpara gjumit dhe zgjidhni një vakt të lehtë.
 
3-Pini shumë alkool. 
 
Një gotë verë është e mirë, por jo më shumë se aq. Dhe ajo duhet të pihet në drek për një gjumë të mirë, pasi po e konsumuat në darkë sado pak alkool sërish do të bëni një gjumë jo shumë cilësor.
 
4-Pini shumë ujë përpara se të flini.
 
Pirja e ujit para shtratit ndoshta do t'ju bëjë të zgjoheni në mes të natës për të përdorur banjën dhe, si rezultat, do të prishni ciklin tuaj të gjumit.
 
5-Nuk keni një orar të caktuar të gjumit.
 
Nëse ka raste flini 9 orë dhe raste të tjera 5-6 orë atëherë gjumi do të jetë i çrregullt dhe i vështirë. Vendosni një orar të caktuar dhe zbatojeni atë çdo natë.
 
6-Rrini në telefon kur shtriheni në krevat.
 
Duke parë telefonin tuaj përpara shtratit, ajo do ju largojë gjumin dhe do të pengojë trurin të çliroje melatonin, një hormon që e përgatit trupin tuaj për gjumë.
 
7-Bëni dushe shumë të nxehta përpara se të flini.
 
Për të fjetur, trupi duhet të ulë temperaturën e tij, dhe një dush i nxehtë shkakton ngritjen e temperaturës së trupit.
 
8-E shtypni shumë shpesh butonin Snooze.
 
Kjo do të rrisë shanset që të zgjoheni më të lodhur.
 
9-Flini në një dhomë shumë të ngrohtë.
 
Kjo do të vështirësojë fjetjen dhe arritjen e  temperaturës së duhur të trupit për një gjumë cilësor.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: GABIME GJUMI LODHJA PRISHJA RRATHET E ZINJ

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved