Nga duhani një fabrikë ilaçesh dhe preparatesh kozmetike
 
Shperndaje
ikub#: 1802280183
Nga duhani një fabrikë ilaçesh dhe preparatesh kozmetike Nga i akuzuari kryesor për shumë sëmundje, duhani duket se së shpejti do të bëhet “i mirë”.
Sipas një projekti evropian me emrin Newcotiana, ku janë përfshirë tetë vende evropiane dhe Australia, në total 19 institute kërkimi, nga duhani do të mundësohet përgatitja e ilaçeve por edhe preparateve të tjera kozmetike.
Një nga objektivat e projektit është modifikimi i geneve te duhanit që kontrollojnë prodhimin e nikotinës me anë të teknikës së njohur copy-paste dhe Crispr dhe prodhimi i molekulave të tjera të të njëjtës familje, alkaloide, që kanë interes farmakologjik.
Ndër këto, me rëndësi janë ato për sëmundje të tilla si skleroza multipla dhe Alzhaimer, por synohet edhe përfitimi i molekulave të nevojshme për përgatitjen e vaksinave dhe preparateve kozmetike.
Pas kësaj, hapi i dytë do të jetë përfshirja e prodhuese të duhanit për rritjen e sasisë së kultivimit, një kulturë që për shkak të luftës së lidhur me sëmundjet që ai provokon, ndodhet aktualisht në krizë.
Deri tani, nga duhani është përgatitur një ilaç eksperimental kundër virusit te Ebola-s dhe ka rezultuar i suksesshëm.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DUHANI ILACE KOZMETIKA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved