7 kontrolle shëndetësore që duhet ti bëjnë të gjithë
 
Shperndaje
ikub#: 1803010073
7 kontrolle shëndetësore që duhet ti bëjnë të gjithë Kujdesi për shëndetin është një nga prioritetet më të mëdha në jetë. Mirëpo edhe pse çdo gjë duket në rregull dhe nuk keni simptoma shqetësuese është e rëndësishme të bëni disa kontrolle bazë tek mjeku.
1-Kontrolloni nivelin e kolesterolit
 
Një analizë gjaku mund të nxjerr në pah shumë probleme që mund të keni. Nga niveli i kolesterolit, nivelet e vitaminës D apo komponentëve të tjerë të gjakut do ju tregojnë nëse çdo gjë funksionon siç duhet në trupin tuaj.
 
2-Kontrolloni nishanet
 
Në 30 vitet e fundit, melanoma që janë një formë e rrezikshme e kancerit të lëkurës është rritur ndjeshëm. Ato shkaktohen përmes nishaneve në trup dhe rreth 90 % e rasteve të zhvillimeve të melanomave janë të parandalueshme.
 
3-Kontrolli i sistemit tretës dhe të zorrëve
 
Shëndeti i zorrëve është një domosdoshmëri, në të kundërt problemet do të jenë nga më të ndryshmet. Nëse vuani nga problemet e stomakut, fryrjet, kapsllëku apo dhimbjet e ndryshme, duhet të kontrolloni urgjentisht se çfarë po ndodh me sistemin tuaj tretës.
 
4- Check Up i përgjithshëm
 
Kjo do të garantojë se gjithçka shkon siç duhet në trupin tuaj që nga mirëfunksionimi i mëlçisë, veshkave e deri tek zemra.
 
5-Kontrolli i shëndetit femëror
 
Ky është një kontroll gjithëpërfshirës që mbulon funksionin e tiroides, hormonet femërore dhe vitaminat dhe mineralet e panumërta.
 
6-Testi i diabetit
 
Ndërkohë që diabeti i tipit 2 zakonisht ndikon tek njerëzit më të moshuar dhe mbipeshë, ajo shihet gjithnjë e më shumë në pacientët e rinj.
 
7-Infeksionet seksualisht të transmetueshme
 
Edhe nëse jeni të sigurt që nuk rrezikoni nga këto infeksione, është mirë që ti kryeni këto kontrolle.  
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KONTROLLE MJEKESORE SHENDETI TESTE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved