Cfarë të hani në mëngjes kur jeni në dietë
 
Shperndaje
ikub#: 1803020085
Cfarë të hani në mëngjes kur jeni në dietë Çfarë te hani ne mëngjes kur jeni me diete?
Çfarë te hani ne mëngjes kur jeni me diete? Nëse dëshironi te humbisni ndonjë kilogram rregulli qe duhet te ndiqni është te mos lini pa ngrënë asnjë nga vaktet e ditës (mëngjes, dreke, darke dhe dy zemra). Ne mënyrë te veçante mëngjesi ju lejon te aktivizoni metabolizmin pas pushimit te natës. Mëngjesi ideal për tu dobësuar duhet te përgatitët ne shtëpi me përbërës te freskët, biologjik dhe te shëndetshëm. Një truk për te mos rene ne tundim mund te jete ai për te alternuar mëngjesin e ëmbël me atë te kripur dhe kështu mund te provoni kombinime te reja ushqimesh. Ja çfarë duhet te konsumoni ne mëngjes kur jeni ne diete.
 
 
1. Një lëng portokalli pa sheqer stimulon zorrët dhe ju lejon te furnizoheni me vitamina.
 
2. Ne rast se behet fjale për buke, biskote etj është me mire nëse preferoni drithëra integrale te cilat ju mbushin me fibra.
 
3. Evitoni te gjitha ëmbëlsirat industriale te cilat janë te mbushura me konservant dhe kalori. Ndërsa zgjidhni produkte te bëra ne shtëpi, biskota, ëmbëlsira, kek etj.
 
4. Beni kujdes me karbohidratet është mire ti konsumoni ne sasi shume te vogla.
 
5. Për sa i përket ëmbëltuesve për kafe me mire preferoni sheqerin kafe apo mjaltë.
 
Për sa i përket ushqimeve qe mund te konsumoni ne mëngjes kur jeni ne diete mund te preferoni:
 
- Kos natyral me drithëra
 
- Qumësht i skremuar
 
- Një fete buke e thekur me marmelate apo mjaltë
 
- Fruta te freskëta te stinës
 
- Veze
 
- rikota
 
- avokado
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DIETA MENGJESI NGRENIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved