Qumështi i Artë është një pije e krijuar nga qumështi dhe shafrani i Indisë, një erz orientale e verdhë.
Shafrani përmban një përbërës aktiv, kurkumin, që është një antioksidant shumë i fuqishëm, anti-inflamator, detoksifikues duke forcuar sistemin imunitar.
Qumështi i Artë konsiderohet i dobishëm, sidomos gjatë muajve të ftohtë, për të lehtësuar probleme të frymëmarrjes dhe sëmundjet sesonale të tilla si dhimbje të fytit dhe sinusit, kollës dhe gripit.
Shafrani është shumë i mirë edhe në largimin e dhimbjeve të kyçeve, muskujve, shmangien e inflamacionit dhe dhimbjeve të shpinës.
Qumështi me shafran Indie është i mirë edhe në lehtësimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual si dhe ndihmon në një tretje të mirë, pastron mëlçinë dhe ka një ndikim pozitiv në shëndetin e zorrëve.
Mësoni si të përgatisni këtë qumësht magjik për të përftuar të gjitha vetitë e tij në shëndet.
- 1 gota qumësht
- 1 lugë çaji shafran i Indisë
- 1/2 lugë çaji kanelle
- një majë e piper i zi
- 1/4 lugë çaji xhenxhefil pluhur
- 1 lugë çaji mjaltë
Përzierje të gjithë përbërësit dhe më pas ngrohni qumështin. Konsumoheni kete pije çdo ditë.