6 mënyra për të mbajtur migrenën larg
 
Shperndaje
ikub#: 1803040019
6 mënyra për të mbajtur migrenën larg Mos lejoni migrena të kontrollojnë jetën tuaj. Ndihmoni veten tuaj me këto zgjidhje të thjeshta.
-Hani shpesh
 
Kur ne presim shumë gjatë në mes vakteve të ngrënies, nivelet e sheqerit tonë të gjakut bie, të cilat mund të shkaktojnë një migrenë. Mbaj ushqime të shëndetshme si një grusht arra të pakripur, fruta të thata kështu që nuk do të qëndroni gjatë pa u ushqyer.
 
-Merrni vitaminat e duhura
 
Disa studime sugjerojnë që plotësimi i dietës tuaj me vitaminë B2 dhe magnez mund të ndihmojë në parandalimin e migrenës.
 
-Bëni ushtrime kardio
 
Të bësh çdo lloj ushtrimi kardio të moderuar, qoftë Zumba apo vrap, tri ditë në javë është e mirë. Por mos e teproni, ruani një stërvitje të thjeshtë dhe të lehtë.
 
-Shmangni sa më shumë stresin
 
Nuk është çudi që stresi çon në migrenë, por stresi vetë nuk mund të jetë fajtori. Përpiquni sa më shumë të ruani qetësinë, të mos keni dhimbje dhe të shmangni situatat që ju mërzisin. Në këtë mënyrë do të shmangni sa më shumë migrenën.
 
-Shmangni kontraceptivët tuaj
 
Medikamentet që përmbajnë estrogjen, si kontaceptivët mund të shkaktojnë luhatje hormonale që mund të çojnë në migrenë ose t'i keqësojnë ato.  
 
-Thuajini po marrëdhënieve seksuale
 
Përtej lehtësimit të stresit, seksi mund të zhdukë simptomat e migrenës. Prandaj mos i thoni jo kënaqësive seksuale me partnerin.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA KONTROLLI MIGRENA SHMANGIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved