Edhe pesimizmi ndihmon në zgjidhjen e problemeve
 
Shperndaje
ikub#: 1803040026
Edhe pesimizmi ndihmon në zgjidhjen e problemeve Shkencëtarët pranojnë se optimizmi i bën mirë shëndeti, por po sipas shkencës, edhe pesimizmi nuk është gjithmonë i dëmshëm dhe negativ.
Të parit e gotës gjysmë bosh është një moment që mund të rezultojë me avantazhe, boll që të mos jetë steril. Si i tillë, ai mund të shërbejë si një nxitës për të arritur me efikasitet tek qëllimi.
Studiuesit e quajnë këtë “pesimizëm mbrojtës” që shërben për të gjetur rrugët dhe mundësitë për të përballuar më mirë ankthin dhe stresin.
“Pesimizmi mbrojtës” nuk të jep mundësinë për të ëndërruar me sytë hapur. Kjo do të thotë se nëse pas një projekti gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të doje, je më i përgatitur se sa një optimist kur merr një rezultat negativ. Një “pesimist mbrojtës” në fund të fundit me gjasa, e ka edhe një plan “B” rezervë.
Një studim madje ka treguar se një person i tillë është gjithashtu edhe më pak në ankth, pikërisht për faktin se ai i paraprin më mirë situatave dhe shmang më mirë rezultatet negative.
Ndryshimi themelor që dallon një “pesimist mbrojtës” nga një pesimist depresiv është mënyra me të cilën këto dy tipologji humane përballen me problemet. Të parët përdorin pritshmëritë e tyre negative për tu mbrojtur dhe zgjidhur situatat, të dytët, vijojnë të mbeten pasivë dhe impotentë, duke vijuar të mallkojë fatin e tyre të mbrapshtë që nuk i bëhet kurrë aleat.
 
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: OPTIMIZMI PESIMIZMI SHENDETI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved