Ndotja e mjedisit kushtëzon modifikime në ADN dhe sëmundje
 
Shperndaje
ikub#: 1803070130
Ndotja e mjedisit kushtëzon modifikime në ADN dhe sëmundje Sipas një studimi të një grupi shkencëtarësh të Ontario Institute for Cancer Research nën drejtimin e Philip Aëadalla, ndotësit e mjedisit janë në gjendje të "marrin nën kontroll", ADN-në e individit, duke lejuar në këtë mënyrë disa gene të caktuar që të krijojnë kushtet e duhura për zhvillimin në organizëm të sëmundjeve të sistemit kardiovaskular dhe respirator.
Studimi përfshiu 1.000 individë në Kanada dhe është botuar në revistën Nature Comunications. Analizat e gjakut të këtyre individëve treguan efektin që kishin mbi organizëm pluhurat e hollë të bioksidit të azotit dhe atij të squfurit, duke dhënë kështu një panoramë interesante në lidhje me peshën e mjedisit në zhvillimin e sëmundjeve të caktuara të sistemeve të përmendura më sipër.
Për gjenetistët, studimi ka rëndësi se argumenton pasojat e bashkëveprimit të ADN-së, mjedisit dhe rastësisë, ndonëse është e vështirë që të përcaktohet pesha specifike e secilit prej faktorëve të mësipërm.
Në mënyrë simbolike, ndikimi i mjedisit mbi ADN-në është si një veshje e cila gjithsesi mund të ndryshohet. Ajo mund të shtohet ose mund të hiqet, ndërkohë që vetë ADN-ja është shkruar, ajo nuk mund të ndryshohet. Veshja mund të modifikohet përmes medikamenteve, ose përmes ndryshimit të stilit të të jetuarit.
Kjo është në dorën tonë.
 
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ADN MJEDISI NDIKIMI SEMUNDJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved