Ndryshimi midis karbohidrateve të mira dhe të këqija
 
Shperndaje
ikub#: 1803080144
Ndryshimi midis karbohidrateve të mira dhe të këqija Përsëriteni pas nesh: Karbohidratet nuk janë armiku ynë.
Karbohidratet janë të dobishme për shëndetin dhe peshën. Pavarësisht se emri i tyre nuk përmendet për mirë trupi juaj ka nevojë për karbohidrate. Karbohidratet janë një burim i rëndësishëm energjie për të ushqyer trupin si dhe ruajnë nivelin e sheqerit në gjak.
 
Megjithatë karbohidratet i ndajmë në dy grupe "të këqija" dhe "të mira".
 
Karbohidrat e këqija janë karbohidrate të thjeshta dhe të përpunuara që përmbajnë sheqerna të shtuara si bukë të bardhë, makaronat, pijet me gaz, pije energjike etj. Shumë drithëra të rafinuara dhe sheqerna të shtuara nënkuptojnë se po merrni kalorive shtesë dhe asnjë vlerë ushqimore. 
 
Ndërsa karbohidratet e mira ose ato më të shëndetshme vijnë në formën e kokrrave, fasuleve, frutave dhe perimeve. Ato konsiderohen të mira për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave, magnezit, proteinave, vitamina esenciale dhe antioksidantë. Karbohidratet e mira janë tërshëra, kuinoa, fasulet, molla, banane, patate të ëmbla etj.
 
Këto karbohidrate të mirë janë komplekse dhe marrin një kohë të gjatë për të tretur dhe kthyer në sheqer.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KARBOHIDRATE PERFITIMET SHENDETI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved