Alergjitë ushqimore tek fëmijët dhe 5 këshilla të çmuara
 
Shperndaje
ikub#: 1804230095
Alergjitë ushqimore tek fëmijët dhe 5 këshilla të çmuara Edhe pse etiketat mbi ushqimet janë një masë parandaluese në provokimin e alergjive ushqimore tek fëmijët, në lidhje me to, gjithsesi, ekzistojnë disa mite që në fakt nuk janë të vërteta.
Disa prej tyre janë analizuar nga ekspertja amerikane Ruchi Gupta, pediatre në Northwestern University.
1. Alergjitë ushqimore janë të rralla dhe jo të rënda. Gupta ka realizuar një studim që tregoi se 8% e fëmijëve në SHBA vuajnë nga alergjitë ushqimore. Këto alergji mund të jenë deri edhe fatale dhe 40% të tyre, kanë shfaqur probleme si pasojë e reaksioneve të rrezikshme për jetën. Ndër ushqimet më të rrezikshme në këtë drejtim ajo dallon vezën, qumështin, sojën, grurin, arrat, peshqit, molusqet, susamin.
2. Etiketat mbi ushqimet janë të sigurta. Fatkeqësisht, sipas saj, në fakt ato mund të jenë një fushë e minuar.
3. Konsumi në sasi të vogël i ushqimeve të ndaluara nuk ka pasoja.As kjo nuk është e vërtetë. Edhe një sasi fare e vogël mund të jetë e rrezikshme e deri fatale.
4. Alergjitë prekin më shumë fëmijët e familjeve me të ardhura të mira. As kjo nuk është e vërtetë. Alergjitë nuk bëjnë dallim në këtë drejtim, madje nuk lidhen as me racën apo etninë.
5. Shmangia e ushqimeve alergjike është e mjaftueshëm për të shmangur parandaluar rrezikun. Në fakt kjo është një masë e rëndësishme, por e pa mjaftueshme. Është e nevojshme që ata që kujdesen për fëmijët të njohin mënyrën e reagimit në një rast alergjie, simptomat e saj dhe përdorimin e mjeteve elementare në një rast të tillë, sikurse është përdorimi i injeksioneve të adrenalinës, kur ajo është e nevojshme.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ALERGJITE USHQIMORE FEMIJET KESHILLA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved