Si të humbisni peshë deri në verë
 
Shperndaje
ikub#: 1804230039
Si të humbisni peshë deri në verë Bëhuni gati për një trup të bukur buzë detit.
Verë po vjen dhe koha për ekspozimin buzë detit  nuk është e largët. Kjo do të thotë që nuk ju ka mbetur shumë kohë për të larguara to kilogramët e tepërt që keni shtuar gjatë dimrit. Ja disa këshilla si ta mbani trupin në formë dhe të jeni gati për kostumin e banjës.
 
1. Filloni ushtrohuni rregullisht
 
Ushtrohuni në shtëpi, palestër dhe kudo tjetër që e shihni të arsyeshme. Gjithashtu ecni sa më shumë në këmbë dhe rezultatet do i shikoni në verë.
 
2. Zgjidhni një dietë mesdhetare
 
Nëse doni të humbni peshën tuaj shpejt, atëherë sugjerohet që të zgjidhni dietën mesdhetare, pasi ajo përfshin shumë perime, vaj ulliri, mish dhe produkte me yndyrë të ulët. Gjithashtu është shumë më e kënaqshme si dietë ushqimore.
 
3. Mos pini më alkool.
 
Hiqni dorë nga alkooli pasi ngadalësoni metabolizmin dhe merrni shumë kalori.
 
4. Konsumoni sa më shumë sallata.
 
Nuk ka asgjë më të mirë se një tas me fruta dhe perime gjatë pranverë/verës. Sallatat nuk janë vetëm të shëndetshme, por gjithashtu ndihmojnë në promovimin e procesit të humbjes së peshës sepse antioksidantët e pranishëm në perimet dhe frutat ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit.
 
5.Shmangni lëngjet e frutave
 
Shumica e lëngjeve të frutave kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit që mund të shkaktojë shtim në peshë. Pra, është sugjeruar që ju duhet të hani të gjithë frutat në vend që ti pini lëng.



Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI KESHILLA PESHA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved