Si të kujdeseni për shëndetin mendor dhe të shkoni me qejf në punë
 
Shperndaje
ikub#: 1805110046
Si të kujdeseni për shëndetin mendor dhe të shkoni me qejf në punë Termat "vetë-kujdeje" dhe "ditë pune" duket se janë kontradiktore mes tyre, por në fakt ka shumë gjëra që mund të bëni në zyrë për të kontribuar në një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme. Ja disa këshilla që duhet ti kushtoni rëndësi gjatë orarit të punës për një shëndet fizik e mendor më të mirë.
1-Bëni pushim dreke: Mos e konsumoni kurrë drekën para tavolinës tuaj. Pushimi i drekës quhet pushim për një arsye. Kjo nuk do të thotë të largoheni nga zyra për 2 orë, por 20 minuta duhet ti gjeni patjetër për të konsumuar drekën, lëvizur dhe ndërruar ambient.
 
2-Mos thoni po për gjithçka: Nëse pranoni çdo detyre dhe punë shtesë që ju japin mëndja juaj do të lodhet së tepërmi. Gjithashtu do të krijoni idenë tek eprorët tuaj se ju nuk po bëni kurrë mjaftueshëm gjatë ditës dhe duhet të merrni punë ekstra. Në vend të kësaj tregojini eprorit tuaj se keni mjaftueshëm ngarkesë gjatë ditës dhe se duhen vendosur disa prioritete në radhën e punës.
 
3-Krijoni një Playlist me këngë që ju motivojnë dhe japin energji në punë: Mund t'ju duket e padobishme por një muzikë e mirë që ju sjell në qejf, do shtojë energjinë dhe dëshirën tuaj për të punuar edhe më mirë, apo të kaloni më lehtë momentet e këqija në punë.
4-Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë: Bashkëpunëtorët tuaj ndoshta do të shpenzonin pak minuta shtesë për t'ju shpjeguar diçka, por kjo do të jetë e vlefshme për të gjithë punën. Një projekt i finalizuar mirë është një punë e kryer mirë në grup.
 
5-Mbani një tavolinë të rregullt: Kur tavolina është e rregullt do ju krijojë një ndjenjë paqe dhe lumturie. Gjithashtu vendosni para syve foto apo gjëra që ju motivojnë dhe relaksojnë.
 
6-Bëjini komplimente vetes: Të ndihesh mirë për veten është një pjesë e rëndësishme e vetë-kujdesit.
 
7-Lëvizni nga tavolina: Qëndrimi ulur në një pozicion për 8 orë rresh është i dëmshëm jo vetëm për mendjen por edhe fizikun dhe zemrën tuaj. Lëvizni disa sekonda nga karrigia, merrni ajër, shkoni në tualet, mbushni një gotë me ujë, lani duart, mjafton të vini muskujt sërish në lëvizje.



Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA KUJDESI PUNE SHENDETI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved