Si ta kuptoni që jeni duke pirë më shumë ujë seç duhet
 
Shperndaje
ikub#: 1805170132
Si ta kuptoni që jeni duke pirë më shumë ujë seç duhet Të gjithë i njohim përfitimet e ujit të pijshëm dhe se duhet të pimë të paktën 2 litra në ditë. Por a e dini se mund ta teproni pa e kuptuar me sasinë e tij dhe kjo mund të bëjë më shumë dëme se sa dobi në shëndet?
2 litra unë në ditë rekomandohet për të gjithë, mirëpo nëse pini me shumë ujë kjo mund të çojë në mbi-ngopje të trupit.
 
Së pari, të gjithë ne kemi nevojë për ujë, pasi ai përbën 2/3 e trupit tonë dhe luan një rol jetësor në çdo gjë, nga rregullimi i temperaturës së trupit deri tek tretja e shëndetshme. Gjatë ushtrimit, uji ndihmon për të zvogëluar gjasat e lëndimeve duke mbajtur nyjat e lubrifikuara. Dhe kur vjen puna te humbja e yndyrës, hidratimi ndihmon metabolizmin për të djegur dhjamin.
 
Qëndrimi i hidratuar është jetik për të ndihmuar humbjen e peshës, por disa janë duke pirë shumë ujë për të reduktuar ndjenjat e urisë dhe nxitur rënien në peshë sa nuk është e këshillueshme.
 
Sipas Organizatës së shëndetit publik rekomandohet se gratë duhet të pinë rreth 1.6 litra lëngje në ditë, por që kjo mund të ndryshojë me peshën, lartësinë dhe nivelet e aktivitetit të një personi. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të bësh atë që është më e mirë për trupin tënd dhe jo të ndjekësh lista të gatshme .
 
Si të dini nëse jeni duke pirë sa duhet? Shikoni urinën tuaj duhet të jetë një ngjyrë e zbehtë të verdhe dhe kur është tepër e tejdukshme atëherë jeni të mbi hidratuar. Në mënyrë të ngjashme, nëse është verdhë e errët po pini shumë pak ujë.
  
Cilat janë rreziqet e mbi-hidratimit?
 
Shumë ujë mund të çojë në një gjendje potencialisht fatale të njohur si hyponatremia, kjo është kur përmbajtja e natriumit në gjak bëhet shumë e holluar shumë shpejt. Simptomat përfshijnë konfuzion, dhimbje koke, përzierje dhe fryrje.
 
Edhe më shqetësuese, këto simptoma shpesh gabohen për dehidratim dhe mund të çojnë disa njerëz që të pinë më shumë ujë, duke rrezikuar jetën e tyre.



Shfleto artikuj te tjere per: DEHIDRATIMI HIDRATIMI SASIA UJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
Mjekesi
Po konsumoni qumësht më shumë sesa duhet? Ja 5 sinjalet që na dërgon trupi ynë
Mjekesi
Sa mish të kuq duhet të konsumoni në javë?
Nena & Femija
Nëse nuk ju pëlqen të pini ujë, lexoni patjetër këto këshilla!
Nena & Femija
Uji i papastër, Armiku i kamufluar i fëmijëve tanë
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved