Si të forconi muskujt e barkut për një bel më të hollë
 
Shperndaje
ikub#: 1805180046
Si të forconi muskujt e barkut për një bel më të hollë Sezoni i veshjes së bikinit është para dhe me siguri jeni duke kërkuar një mënyrë si të forconi dhe shtrëngoni muskujt tuaj të barkut për një trup sa më të bukur.
Trajneria e njohur e fitnessit në botë, Anna Kaiser, tregon mënyrën më të mirë si të forconi shpejt muskujt e barkut për tu bërë gati për sezonin e plazhit.
 
Këto ushtrime mund ti bëni lehtësisht në shtëpi, në palestër dhe kudo që ndodheni.
 
Do ju marrin vetëm 10 minuta në ditë për të arritur qëllimet tuaja. Gjithçka që ju duhet është një top pak i shfryrë. Këto ushtrime do ju ndihmojnë të forconi rezistencën, të digjni yndyrën dhe të punoni me të gjithë muskujt abdominal.
 
Muskujt abdominal të fortë dhe të shtrënguar janë shumë më tepër se vetëm një paraqitje e bukur. Muskujt e barkut janë bërthama juaj e fuqisë për gjithë trupin. Stërvitja e muskujve abdominal forcojnë jo vetëm barkun por edhe shpinën, legenin dhe vithet tuaja. 
 
Në video jepet e gjithë rutina që duhet të ndiqni. Mos harroni të merrni frymë për çdo lëvizje. Nëse keni nevojë për pushim bëjeni dhe më pas rikthejuni sërish stërvitjes.
 

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: BARKU MUSKUJT SHPINA STERVITJA VIDEO

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved