Sa herë duhet të stërviteni për një zemër të shëndetshme
 
Shperndaje
ikub#: 1805220117
Sa herë duhet të stërviteni për një zemër të shëndetshme Sa mendoni se duhet të stërviteni në javë për një zemër pa probleme dhe të re?
Stërvitja një herë në javë apo 2-3 herë në javë? Cila mendoni se është e duhura? Mesa duket asnjëra nga këto stërvitje nuk është e mjaftueshme. Është më mirë se asnjë lloj aktivitet, por jo për të marr rezultatet maksimale.
 
Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Physiology, duhet të ushtrosh me të vërtetë katër deri në pesë ditë në javë, nëse qëllimi juaj është të keni një zemër shumë herë më të re dhe të shëndetshme.
 
Në studim u përfshinë 102 persona mbi 60 vjeç e lart. Ata i ndanë në kategori: ato që stërviten 1 herë në javë, ato që stërviten 2-3 herë ne javë dhe ato që stërviten 4-5 herë në javë.
 
Më pas u analiza shëndeti i zemrës dhe arterieve të tyre dhe rezultoi se personat që u stërviten 4-5 herë në javë kishin një zemër shumë herë më të shëndetshme.
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: SHENDETI STERVITJA ZEMRA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved