Nënat me më shumë se dy fëmijë kanë pasoja serioze me zemrën
 
Shperndaje
ikub#: 1806070120
Nënat me më shumë se dy fëmijë kanë pasoja serioze me zemrën Studimet e reja nga Universitetet e Kembrixhit dhe Karolinës së Veriut zbuluan se gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë kishin 38 % më shumë të ngjarë të vuanin nga sulmet në zemër krahasuar me gratë që kishin vetëm një ose dy fëmijë.
Pas ekzaminimit të të dhënave shëndetësore prej 30 vitesh nga 8,583 femra të bardha dhe afrikano-amerikane 45-64 vjeç, hetuesit zbuluan gjithashtu se subjektet studimore me pesë ose më shumë lindje të gjalla kishin një rrezik 25 % më të madh të dëmtimit të zemrës.
 
Qëllimi i hulumtimit nuk është që të trembë gratë, por të sjellë në vëmendjen e tyre se ata mund të jenë në rrezik të lartë të sulmeve në zemër. Shtatzënia dhe lindja e fëmijës i japin një tendosje të jashtëzakonshme zemrës dhe rritja e fëmijëve mund të jetë shumë e vështirë.
 
Gjithashtu ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në shëndetin e grave, duke përfshirë moshën, vendndodhjen, statusin socio-ekonomik, sigurimin shëndetësor, pirja e duhanit, vitet e jetës riprodhuese etj.
 
Nuk është e habitshme që po të kesh më shumë fëmijë nënat kanë më pak kohë për t'u kujdesur për shëndetin e tyre.



Shfleto artikuj te tjere per: SHENDETI SHTATZENIA STUDIMET ZEMRA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved