Si të përballojmë temperaturat e larta në qytet
 
Shperndaje
ikub#: 1806130124
Si të përballojmë temperaturat e larta në qytet Kur nuk keni mundësi të zëvendësoni metropolin me një tavolinë me pamje nga deti ju japim disa këshilla si të përballoni me sukses temperaturat e larta në stinën e verës.
Me ardhjen e stinës së verës temperaturat e larta  janë të paevitueshme. Gjithsesi duhet të gjejmë mënyrat më efektive për të përballuar me sukses të nxehtin e stinës së verës në qytetin ku jetojmë.
 
Vishuni me rroba të holla e të lehta
Ju këshillojmë ti lini  xhins et dhe pantallonat në gardërobe për ca kohë. Në këto ditë të nxehtë vere zgjidhni të visheni
më rroba më të holla te lehta dhe të freskëta. Materialet lino dhe pambuk janë perfekte për ditët e nxehta verore.
 
Preferoni  veshje me ngjyra të çelëta
 
Është tashmë e ditur që sa më e erret të jetë veshja juaj aq më shumë thith rrezet e diellit. Në këtë mënyrë preferoni të vishni më tepër veshje me ngjyra të çelëta.
 
Sandalet e sheshta
 
Përveç se janë komode në përditshmërinë tuaj do të mund të evitoni në këtë mënyrë dhe ënjtjen e këmbëve.
Preferoni flokë te shkurtër ose të kapur
Kur temperaturat rriten të gjithë ndjejnë dëshirën për vizituar parukieren më të afërt e për të shpëtuar njëherë e mirë nga flokët e gjata. Por nëse nuk doni të shkoni direkt në këtë vëndim drastik për flokët tuaj atëherë shumë mirë mund të zgjidhni ti kapni bisht ose topuz flokët e gjatë për të evituar vapën.
Mbani gjithmonë me vete ujë termal
 
Ujerat termale nuk janë vetëm kundër irritimeve të lëkurës por edhe një aleat shume i mire për te freskuar dhe hidratuar lekurën.
 
Evitoni fondatinën
 
Përpiquni që të evitoni sa më shumë të mundeni aplikimin e fondatinës apo të çdo lloj make up-i të ekzagjeruar në fytyrën tuaj. Kjo pasi si pasojë e djersitjes së fytyrës tuaj nga temperaturat e larta bën që make up-i të rreshkasi në fytyrë.
 
Mos dilni kurrë nga shtëpia pa një shishe ujë
 
Këshillohet që kudo të shkoni të mbani me vete shishen e ujit kjo pasi është produkti numër 1 i hidratimit të lëkurës suaj në sezonin e verës.
Konsumoni sa me shumë lëngje
Konsumimi i lëngjeve dhe smothie-ve bën që të freskoheni dhe të jeni të hidratuar gjatë gjithë kohës.
Zgjidhni ambjente të freskëta ose tarraca 
Janë perfekte për të kaluar një pasdite me miqtë tuaj në vend qe të ngujoheni në një vend  vetëm me ajër të kondicionuar.
 
Shfleto artikuj te tjere per: LART TEMPERATURA

Marre nga Asnje





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved