Vithe të varura dhe dhimbje me mesin? Ja nga se vuani
 
Shperndaje
ikub#: 1806130114
Vithe të varura dhe dhimbje me mesin? Ja nga se vuani Të gjithë jemi të vetëdijshëm se një mënyrë jetese jo aktive dhe ulur për orë të gjata është e dëmshme për shëndetin tuaj.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çon në krijimin e një çështje shëndetësore që quhet sindroma "e vitheve të vdekura". Edhe pse emri mund t'ju bëjë për të qeshur, në fakt çështja nuk është aspak e tillë.
 
Kjo sindoromë është kur muskuj gluteal dhe abdominal hyjnë në anestezi dhe nuk reagojnë më apo nuk funksionojnë siç duhet për shkak të mungesës së lëvizshmërisë apo aktivitetit. 
 
Me kalimin e kohës qëndrimi ulur për shumë kohë, mungesa e aktivitete fizik bëjnë që muskujt gluteal të flenë, të varen dhe të mos jenë më aktiv duke çuar në dhimbje të shpinës, këmbëve, vitheve, gjunjëve dhe vështirësi në lëvizje dhe ekuilibrim të trupit.
 
Nëse punoni me orë të tëra ulur ka shumë mundësi që dhe ju të vuani nga kjo sindromë. Lajm i mirë është se sindroma "e vitheve të vdekura" mund të shmanget përmes ushtrimeve të caktuar dhe palestrës së rregullt.
 
Një herë në orë duhet të lëvizni patjetër nga vendi qoftë edhe 2 minuta sa muskujt të vihen në lëvizje dhe të qarkullojë gjaku.
 
Gjithashtu ushtrimet si squats, ngritja e peshave dhe ushtrimet me muskujt e këmbëve dhe vitheve mund të ndihmojnë në përmirësimin e muskujve gluteal.
 
Shfleto artikuj te tjere per: MUSKUJT QENDRIMI ULUR VITHE VITHE TE VARURA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved