Për t'u dobësuar, ja ushqimet që duhet të shmangni
 
Shperndaje
ikub#: 1806160014
Për t'u dobësuar si duhet ndonjëherë mjafton të shmangni ushqimet më kalorike. Zbuloni listën e atyre që duhen hequr nga vaktet.
FOTO GALERI
Mesatarisht nevojat energjetike ditore të një femre janë rreth 2000 kalori. Duke qenë se disa ushqime mund te përmbajnë edhe 600 kalori, zbuloni çfarë duhet shmangur për të rënë në peshë.
 
Ushqimet qe duhen shmangur ne mëngjes
 
Sheqernat. Shmangni gjërat shumë të ëmbla në mëngjes nëse doni të ruani linjat, por edhe nëse nuk doni të prekeni nga diabeti. Mani larg: reçelin, kekët, lëngjet e frutave, drithërat e ëmbla, bukën e bardhë, biskotat.
Ëmbëlsirat. Buke me cokokrem, molto... Harrojini nëse doni të dobësoheni.
 
Ushqimet qe duhen shmangur ne drekë
 
Mishin e kuq. Nëse doni të dobësoheni zgjidhni mishin e bardhë dhe shmangni: qengjin, derrin, vicin
Peshkun e tymosur. Bëni kujdes edhe me sasinë e :salmonit, sardeleve, tonit, etj. Shmangni skuqjen e tyre, përzierjen me vajra apo edhe me ndonjë lloj kremi.
 
Ushqimet qe duhen shmangur në vaktin e pasdites
 
Pasdite ju hahet diçka dhe turreni pas gjërave të gatshme e pas të thatave? Shmangini ato sa më shumë. Gjithashtu mbani larg reçelrat, arrën e kokosit si dhe bukën e bardhë me djathë.
 
Ushqimet qe duhen shmangur në darkë
 
Në darkë duhet bërë edhe më shumë kujdes me ushqimin. Gjithsesi bëni kujdes edhe me gjërat e thata si patatinat, kikirikët, stikat, etj. Shmangni edhe: konjakun, Whisky, vodka, etj dhe preferoni një gotë verë.  Edhe me djathërat bëni kujdes sepse kanë goxha kalori.
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI SHMANGIA USHQIMI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved