Pse noti shton urinë më shumë se sportet e tjera
 
Shperndaje
ikub#: 1806260041
Pse noti shton urinë më shumë se sportet e tjera A e keni menduar ndonjëherë se pse jeni më i uritur pas notit se sa pas vrapimit? Rezulton se ka një arsye shkencore pas kësaj.
Nëse mendoni se përmes notit mund të digjni më shumë kalori dhe kjo ju shton oreksin, nuk është e vërtetë. Sipas studimeve notoi dhe çiklizmi djegin rreth 800 kalori në orë të dyja.
 
Por një studim i vitit 2005 i kryer nga Universiteti i Floridës dha një çelës të rëndësishëm përse jeni gati për të ngrënë çdo gjë që ju del para pasi dilni nga pisha apo deti.
 
Njerëzit kanë tendencë të hanë më shumë kalori pas ushtrimit në ujë të ftohtë sesa në ujë të ngrohtë. Në studim, studentët që ushtruan në ujë të ftohtë konsumuan 44 % më shumë kalori se ata që ushtronin në ujë të ngrohtë. Kjo do të thotë fakti që notimi në një pishinë ju bën më të ftohtë se ushtrimi në ajër të hapur mund të jetë fajtor për rritjen tuaj të oreksit. 
 
Sipas studimit kjo ndodh sepse temperatura e ftohtë ngushton enët e gjakut, gjë që mund të parandalojë çlirimin e hormoneve, që na bëjnë të ndihemi më pak të uritur.
  
Studimet kanë treguar se notarët kanë nivele më të larta të yndyrës trupore sesa vrapuesit apo atletët. Kjo nuk ka të bëjë me dietën e tyre ushqimore por se yndyra e trupit u jep notarëve një avantazh. Më shumë yndyra e trupit sigurojnë më pak rezistencë në ujë, kthesa më të lehta dhe një qëndrim më i mirë mbi ujë.
Shfleto artikuj te tjere per: NOTI SPORTI STERVITJA URIA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved