Çfarë të konsumoni në mëngjes për ta nisur ditën mbarë
 
Shperndaje
ikub#: 1806270034
Çfarë të konsumoni në mëngjes për ta nisur ditën mbarë Ja disa këshilla të vlefshme sipas ekspertëve.
Kurrë mos hiqni dorë nga ngrënia e mëngjesit. Neglizhimi i tij nuk i bën mirë shëndetit tonë dhe nuk na ndihmon aspak të humbim peshë madje mund të ketë një efekt të kundërt. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe asnjëherë nuk duhet ta anashkalojmë. Por, çfarë duhet të hani në mëngjes për të nisur mbarë ditën tuaj? Sipas dietologes Silvia Migliaccio na jep këshilla të shkëlqyera, duke nënvizuar se nuk duhet të heqim dorë nga mëngjesi i ëmbël dhe qumështi.
 
“Një model i mirë ofron ushqime të pasura me karbohidrate (të thjeshta dhe komplekse), qumësht ose kos (ose pije të tjera, të tilla si çaji, lëngjet apo smoth-iet) dhe frutat sezonalë. Pastaj futni produkte të tilla si bukë, biskota, drithëra, musli etj. Qumështi është një produkt nga i cili nuk duhet të hiqni dorë asnjëherë pasi ka përmbajtje të lartë proteinike dhe yndyre të nevojshme. Ai gjithashtu është i pasur më kalcium i domosdoshëm për fortësinë  e kockave tona. Dhe për ta mbyllur konsumoni një frut, këshillohet një frut i freskët i stinës”.
 
Dietologia na këshillon tre lloje mëngjesi të përshtatshme për dietën tuaj ushqimore për të përmbushur të gjitha shijet dhe nevojat. Është mirë ti alternojmë midis tyre në mënyrë që ushqimi të mos kthehet në një rutinë të mërzitshme.
 
1. Një meny më mëngjesi me rreth 180-200 kalori mund të përfshijë një gotë qumësht të skremuar ( 150 gr) ose të ftohtë, më një lugë mjaltë, dy feta biskota 20 gr, ose 20-30 gr drithëra apo musli apo një fetë biskote dhe një frut (i cili mund të jetë mollë, pjeshkë, një banane e vogël, një dardhë  apo një kivi ose rreth 150 gr luleshtrydhe etj.)
 
 
2. Propozimi i dytë i mëngjesit që përmban rreth 150-200 kalori mund të jetë një çaj ose kapuçino (100 ml qumësht të skremuar dhe kafe sipas dëshirës), një lugë çaji sheqer apo mjaltë, dy feta biskotë të lyera më krem lajthie ose marmelatë molle.
 
3. Propozimi i tretë i një mënyje mëngjesi që përmban rreth 200 kalori përbëhet nga nja gotë kos ose 125 gr fruta të freskëta si: luleshtrydhe, ananas, fruta pylli (150 gr) të pasuruara me musli ose bollgur.
 
Shfleto artikuj te tjere per: DITA MENGJESI

Marre nga Asnje





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved